Ervin Skela
Sonte prej orës 21:00, do të zhvillohet finalja e Superkupës së Francës, mes Lens dhe PSG-së.
Pasi siguruan trofeun e parë për këtë sezon, Superkupën e Europës, yjet e Parisit do të gjejnë përballë vendasit e Lens, aty ku bën pjesë edhe ish-mesfushori i Shqipërisë, Ervin Skela.
Vlonjati mban pozicionin e stafit të trajnerëve te Lens, ndërsa kryesor është Dino Toppmoller. Shansi i “artë” që Skela të fitoj një trofe prestigjoz në arenën e futbollit europian.
Stadiumi pritës përkon me “Stade Bollaert-Delelis” në Lens, kapaciteti i të cilit shkon deri në 38.223 spektatorë.






