Karim Coulibaly
Karim Coulibaly do të jetë futbollisti i ri i Strasbourg. Marrëveshja është gjetur mes dy klubeve dhe talenti gjerman do t’i bashkohet shumë shpejt francezëve, duke filluar nga ky sezon i ri në Ligue 1.
Për shërbimet e 19-vjeçarit janë paguar 20 milionë euro për t’ia marrë gjermanëve të Werder Bremer, ndërsa brenda kontratës ekziston edhe një klauzolë rishitje nëse Strasbourg vendos ta shesë në një të ardhme të afërt.
Një afrim interesant ky për skuadrën franceze që kërkon të bëjë akoma dhe më mirë në kampionat.
View this post on Instagram






