Cristiano Ronaldo dhe Leo Messi
Leo Messi, pasi vendosi ta mbyllë përgjithmonë aventurën futbollistike me Argjentinën pas një “mali” me gola dhe trofesh, deri te Kupa e Botës, vendosi të “varë këpucët në gozhdë” me kombëtaren.
Në një postim të fundit, Messi ka ndarë përjetimet. Në postimin e Messit, ka rënë në sy komenti i Cristiano Ronaldos. Ja çfarë i ka shkruar “CR7” rivalit argjentinas:
“Leo, kaq shumë vite duke mbrojtur vendin tënd dhe një histori që do të mbetet përgjithmonë.
Respektin tim më të thellë për atë që keni arritur me Argjentinën. Me respektin më të madh.”
Komenti i Cristiano Ronaldos






