Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Legjenda e Portugalisë “shpërthen” kundër Infantinos: Sjellje e ulët dhe mashtruese, duhte të largohet tani

Shkruar nga NEWSPORT
Legjenda e Portugalisë “shpërthen” kundër Infantinos:
Luis Figo dhe Cristiano Ronaldo

Legjenda e Portugalisë, Luis Figo ka ndarë mendimin e tij për presidentin e FIFA-s, Gianni Infantino, madje pa “doreza fare”, i drejtpërdrejtë dhe “goditës”.

“Mund të shkruaja 10.000 fjalë për problemet në FIFA. Por zgjidhja ka nevojë vetëm largimin e Infantinos. Por ajo që kam parë të ekspozohet në 10 ditët e fundit është sjellja më e ulët, më mashtruese dhe egoiste e djallëzisht që kam parë ndonjëherë. Futbolli ka nevojë për një diskutim rreth parave. Por jo për paratë që mund të dalin jashtë… loja për investitorët ose për pagat e fryra të administratorëve.

Dua të them paratë që duhen shpenzuar për ndërtimin e fushave dhe trajnimin e trajnerëve për t’u siguruar që çdo fëmijë në botë të ketë mundësinë të dashurohet me sportin më të bukur në planet.

Dua të them 5 miliardë dollarët në rezervat e FIFA-s për fillim. Sa aksione mund të blihen me këtë komplot të ndyrë dhe të fshehtë? Të gjitha! Pra, në fund të fundit, nuk ka nevojë për investime të jashtme.

Ky plan, ashtu si Super Liga para saj, u shkatërrua nga media që ekspozoi çdo plan të çoroditur. Infantino e ka ulur postin e Presidentit të FIFA-s, të cilin premtoi ta ngrejë në detyrë.

Ai ka gënjyer, ka mashtruar dhe është përpjekur të dëmtojë vendin e tij në kurriz të lojës që supozohet se do t’i shërbejë. Është tepër vonë për të shpëtuar dinjitetin e tij, por nuk është tepër vonë për ta shpëtuar futbollin. Ai duhet të largohet tani”, reagimi i Figos.    

Poll

Lexo gjithashtu