Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LA LIGA

ZYRTARE/ Udhëhoqi kombëtaren në Kupën e Botës 2026, trajneri merr përsipër detyrën e vështirë në Spanjë

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Udhëhoqi kombëtaren në Kupën e Botës 2026,
Javier Aguirre

Javier Aguirre është prezantuar si trajneri i ri i Valencias. Pasi muaj më parë, drejtoi Kombëtaren e Meksikës në Kupën e Botës 2026, këtë herë 67-vjeçarit i është besuar stoli i klubit të LaLiga-s.

Aguirre do të udhëheqë Valencian deri në fund të sezonit dhe në rast se objektivat e klubit arrihen, atij do t’i rinovohet kontrata edhe për sezonin pasardhës.

Trajneri ka marrë përsipër “shpëtimin” e klubit që ndodhet në “ujëra të turbullt” në LaLiga, kjo pasi skuadra mban vendin e parafundit në renditje me vetëm 4 pikë në 7 javë kampionat.

Sa i takon përvojës me Meksikën, Aguirre i udhëhoqi deri në fazën e 1/8-tave, ku u elimininua nga Anglia. Kujtojmë se si asnjëherë më parë, turneu i Botërorit u mbajt në 3 shtete të ndryshme që organizuan këtë ngjarje të madhe të globit, ndërsa Meksika prodhoi një paraqitje tejet pozitive në të gjithë rrugëtimin e bërë.

Lexo gjithashtu