Cuti Romero
Cuti Romero është futbollisti i ri i Atletico Madrid. Mbrojtësi argjentinas u prezantua mëngjesin e kësaj të shtune nga klubi madrilen, përmes një postimi në rrjetet sociale.
Për shërbimet e tij, “Los Colchoneros” pagoi 33 milionë euro në arkat e Tottenham, ndërsa 7 milionë të tjera do të shkojnë në formë bonusesh. Ndërsa, qendërmbrojtësi nënshkroi një kontratë 5 vjeçare, pra të vlefshme deri në verën e vitit 2031.
Eksperienca e tij në prapavijë, sidomos me paraqitjet e zhvilluara në Kupën e Botës me Argjentinën ku shkuan deri në finale, mjaftuan që drejtuesit të investonin te Romero për të shtuar më shumë cilësitë në gjirin e skuadrës së drejtuar nga Diego Simeone.
View this post on Instagram
Poll






