Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LA LIGA

ZYRTARE/ Ka fituar gjithçka në tenis, Rafael Nadal i besohet detyra e rëndësishme te Real Madrid

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Ka fituar gjithçka në tenis, Rafael Nadal i besohet detyra
Rafael Nadal

Real Madrid ka njoftuar se Rafael Nadal do të jetë pjesë e bordit drejtues. Ky është komunikimi që vjen nga klubi mbretëror, të cilët raportojnë se ish-tenisti do t’i bashkohet një strukture të madhe drejtuesish, duke marrë besimin dhe përgjegjësi të mëdha për një detyrë kaq të rëndësishme.

Nadal ka bërë gjithçka mirë në “terrenin e preferuar” duke fituar 92 tituj individual duke marrë dhe statusin e më të mirit të botës, ndërsa tashmë nis një kapitull të ri me klubin e tij të zemrës, tek i cili gëzon mbështetjen maksimale dhe figurën e respektit.

Bordi drejtues i Realit përbëhet nga 67 mijë e 778 pjesëtar, shtuar këtu edhe Nadal që do të japë kontributin e tij nga brenda hierarkisë.

 

Lexo gjithashtu