Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LA LIGA

ZYRTARE/ I mbeti “në derë” për shkak të dëmtimit, Barcelona “kujtohet” për lojtarin: Jemi me ty

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ I mbeti “në derë” për shkak të
Roony Bardghji dhe Frenkie De Jong

Barcelona mori lajme të këqija nga infermieria lidhur me Roony Bardghji, talentin suedez pësoi një dëmtim të rëndë në gjurin e tij të djathtë.

Raportet treguan se 20-vjeçari do të mungojë për një kohë të gjatë jashtë fushe, rreth 7-8 muaj koha e parashikuar për rikuperimin e tij të plotë.

Së fundmi, vetë katalanasit kanë zgjedhur t’i dërgojnë mesazhe suedezit. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ata shkruajnë se janë me lojtarit në çdo hap të tijin. “Qëndro i fortë”, shprehen shkurtimisht klubi katalanas.

Për Bardghjin planet ishin që ai të largohej me formulën e huazimit ose shitjen e menjëhershme duke përfshirë dhe klauzolën e riblerjes.

Mirëpo, me dëmtimin e lojtarit gjërat ndryshojnë dhe vështirë se mund të ketë klube të interesuara për ta marrë, bazuar në këtë zhvillim aspak pozitiv.

 

Poll

Lexo gjithashtu