Yan Diomande
Yan Diomande është futbollisti i ri i Real Madrid. Pas një pritje relativisht të gjatë, tashmë gjithçka është zyrtare dhe klubi madrilen e ka prezantuar afrimin e fundit përmes një komunikimi zyrtar në rrjetet sociale.
U desh plot një javë që sulmuesi i Leipzig të vinte në “Santiago Bernabeu”, pas një periudhe intensive diskutimesh ku pati një “ngërç” sa i takon shifrave të këtij operacioni.
Megjithatë, kjo çështje u zgjidh dhe në arkat e gjermanëve përfunduan plot 145 milionë euro, rekord absolut për Realin. Sa i përket yllit të Bregut të Fildisht, ai ka firmosur për 7 vite.
View this post on Instagram
Poll






