Pablo Garcia ka përjetuar një nga momentet më të vështira të karrierës së tij, pasi u detyrua të largohej nga Real Betis vetëm gjashtë ditë pasi kishte bërë histori me klubin.
20-vjeçari iu bashkua Betisit që në moshën 5-vjeçare dhe kaloi plot 15 vite në akademinë e klubit. Vetëm pak ditë më parë, Garcia u bë lojtari i parë në historinë e Betisit që ka shënuar në ndeshje zyrtare të kampionatit në çdo kategori, nga U7 deri te skuadra e parë.
Megjithatë, në ditën e fundit të merkatos, Garcia u njoftua se duhej të largohej dhe të transferohej te Racing Santander. Arsyeja ishte nevoja e Betisit për të liruar hapësirë në faturën e pagave, në mënyrë që klubi të mund të regjistronte Dani Ceballos.
Largimi ka qenë veçanërisht emocional për talentin spanjoll, i cili u fotografua duke lënë qendrën stërvitore në lot, së bashku me nënën e tij.
Pas 15 vitesh në klubin e zemrës dhe vetëm gjashtë ditë pasi shkroi emrin në historinë e Betisit, aventura e Garcia me klubin përfundoi në një mënyrë krejt të papritur.
???? This is absolutely heartbreaking. ????????
— Transfer News Live (@DeadlineDayLive) September 2, 2026
Pablo García joined Real Betis at just five years old and spent the next 15 years representing the club he loves.
Just six days ago, the 20-year-old made history for Betis. ????????????
García became the only player to score in official league… pic.twitter.com/OHjuAChC7k






