Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LA LIGA

VIDEO/ “Transformohet” Mbappe, sulmuesi francez shënon gol me roveshatë para syve të Mourinhos

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ “Transformohet” Mbappe, sulmuesi francez shënon gol me
Jose Mourinho dhe Kylian Mbappe

Kylian Mbappe i ka mbyllur pushimet dhe është rikthyer në stërvitje me Real Madrid. Sulmuesi francez e ka nisur “flakë”, madje në prezencë të trajnerit të ri te “Galaktikët”, Jose Mourinho.

Në një video të fundit që po qarkullon nga mediat spanjolle, gjatë seancës stërvitore ditën e sotme, në fusha të vogla, Mbappe u asistua nga portieri dhe pa e menduar dy herë, goditi “rrufeshëm” me roveshatë, tentativë e cila “shkundi” rrjetën.

E gjithë kjo “skenë” ndodhi në prezencën e Mourinhos. Interesante është se nuk e kemi parë kurrë Mbappen të shënoi me roveshatë.       

Poll

Lexo gjithashtu