Atletico Madrid - Real Madrid
Atletico Madrid ka fituar 2 - 1 derbin e Madridit kundër Realit në “Metropolitano Stadium” mes 5 kartonësh të verdhë dhe 1 i kuq. Pjesa e parë u mbyll me shifrat e “bardha”, ndërsa në 45 minutat e dyta ishte i rezervuar i gjithë spektakli.
Në minutën e 50-të, Huijsen u ndëshkua me karton të kuq, ndërsa Grimaldo i dha epërsinë përmes penalltisë “El Colchoneros”, në minutën e 53-të. Disa çaste më vonë, David i dha avantazhin e dyfishtë Atletico-s.
Në limite, Rudiger ngushtoi shifrat, por kaq, pa evituar dot humbjen. Diferenca mes Barcelonës kryesuese në La Liga dhe Real Madridit ka shkuar në 6 pikë.






