Real Madrid ka fituar bindshëm përballë Rayo Vallecanos, duke i mposhtur me rezultatin 4-1, në ndeshjen e zhvilluar në “Santiago Bernabeu”, në kuadër të javës së pestë në LaLiga.
Madrilenët zgjidhën gjithçka brenda 45 minutave të para duke shënuar me Mbappe, Carreras dhe Bellingham. Në fraksionin e dytë, Camello ngushton diferencat në të 51-tën minutë, por që vleu vetëm për statistikë pasi Mbappe në çastet e fundit shënon të dytin personal dhe të fundn e takimit.
Me rikthimin te fitorja pas asaj humbje ndaj Real Betis, ekipi i Jose Mourinhos vijon t’i qepet Barcelonës në kreun e klasifikimit, duke mbajtur vendin e 2-të me 12 pikë. Kujtojmë se katalanasit do zbresin në fushë nesër për ndeshjen në transfertë përballë Levantes.
GOLAT:
Goli i Mbappe (Real Madrid 1-0 Rayo Vallecano)
Goli i Carrera (Real Madrid 2-0 Rayo Vallecano)
Goli i Bellingham (Real Madrid 3-0 Rayo Vallecano)
Goli i Camello (Real Madrid 3-1 Rayo Vallecano)






