Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LA LIGA

VIDEO/ Real Madrid i “falet” sulmuesit që kushtoi “qimet e kokës”, mposht minimalisht Villarreal dhe ul hendekun me Barcelonën

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Real Madrid i “falet” sulmuesit që kushtoi “qimet
Real Madrid

Real Madrid ka mposhtur Villarreal, në duelin e vlefshëm të javës së 8-të në LaLiga. Ndeshja e zhvilluar në stadiumin "Santiago Bernabeu", përfundoi minimalisht 1-0 në favor të madrilenëve.

Deçiziv rezultoi goli i Yan Diomandes në minutën e 62-të, ndërsa duhet thënë se në radhët e vendasve u derdhën kartonat "lumë", 5 të verdhë dhe një i kuq për Vinicius Junior.

Me këtë sukses, "Los Blancos" shkurton distancën me kreun që mbahet nga Barcelona në vetëm 6 pikë, teksa këta të fundit fituan 3-0 me Getafen po në shtëpi. Edhe Atletico siguroi një fitore të rëndësishme në kahun tjetër, 1-2 në transfertë përballë Alaves. 

Lexo gjithashtu