Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LA LIGA

VIDEO/ Kylian Mbappe “lë thatë” Real Madrid, ekipi i Mourinhos mposhtet mes polemikash nga Betis

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Kylian Mbappe “lë thatë” Real Madrid, ekipi i
Penalltia e humbur nga Kylian Mbappe

Real Madrid është mposhtur në transfertë nga Real Betis, në ndeshjen e vlefshme për javën e katërt të LaLiga. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Estadio de La Cartuja”, përfundoi 1-0.

Golin e vetëm në këtë sfidë e shënoi Parrott në minutën e 81-të. Ndërsa pas këtij goli, pati momente polemikash. Në minutën e 87-të Real Madridit iu anulua supergoli i Espi. Ndërsa në të 94-tën, ishte Kylian Mbappe ai që shpërdori një penallti, me topin e pritur nga portieri i Betis, Valles.

 Kështu, Betis shkon në kuotën e 9 pikëve dhe ngjitet në vendin e 3-të. Në krahun tjetër po me 9 pikë, skuadra e drejtuar nga Jose Mourinho mbetet e dyta, pas Barcelonës kryesuese, e cila ka një ndeshje më pak.

Goli i Parrott (Betis 1-0 Real Madrid)

Poll

Lexo gjithashtu