Alaves - Osasuna
Në këtë fillim të sezonit, Barcelona ka rezultuar perfekte, pikët maksimale pas 4 javësh të zhvilluara dhe 17 gola të shënuar. Por befasia e madhe deri në këtë fazë e ka emrin Alaves.
Dje kundër Osasunës, Alves nuk tregoi asnjë “mëshirë”, fitore 5 – 2. Ata mbajnë vendin e 2-të në tabel me 10 pikë, 2 më pak se Barça kryesuese, e 1 më tepër se Real Madrid.
Fakti që një ekip modest është futur në mes të renditjes mes dy gjigantëve të futbollit spanjoll e jo vetëm, po bën “zhurmë”. Detaji që bind për vazhdimësi te Alaves, përkon me sulmin dhe mbrojtjen, golavarazhi 10:3, identik si Reali i Jose Mourinhos.
Poll






