Real Madrid pësoi humbjen e dytë në kampionat, duke u mposhtur në derbin e Madridit nga Atletico, shifrat përfundimtare 2-1. Pas sfidës së zhvilluar në “Wanda Metropolitano”, i frustruar mbi vendimet e dhëna nga arbitri, mesfushori i Realit, Jude Bellingham nuk është kursyer aspak me tonet ndaj kryesorit.
“Çfarë turpi. O Zot i Madh. Dy kartona të kuq, dy. Biri i k*rvës”, dëgjohet të shprehet Bellingham. Sa për ndeshjen e humbur, nga ana e Realit ka patur shumë pretendime sa i takon dy ndërhyrjeve të rrezikshme nga të cilat nuk ka patur karton të kuq për lojtarët e Atleticos, ndërsa te “Los Blancos” u ndëshkua mbrojtësi Huijsen.
Nga ky derb i humbur, Reali zgjat hendekun me kreun që mbahet nga Barcelona në 6 pikë dhe humb në të njëjtën kohë edhe vendin e 2-të, i parakaluar pikërisht nga Atletico.






