Barcelona vijon formën e shkëlqyer në LaLiga. Kampionët në fuqi të Spanjës fituan këtë herë përballë Levantes në transfertë, në ndeshjen që u konkludua me rezultatin 2-4.
Xavi Espart dhe Lamine Yamal shënuan dy golat e parë të sfidës, ndërsa në pjesën e dytë, po Yamal realizoi të tretin e takimit dhe të dytin personal.
Kur u mendua se ndeshja po shkonte në linjën e duhur te katalanasit, Romero dhe Brugue “shtagën” ekipin e Flick duke hapur llogaritë. Mirëpo, në momentet e fundit, Adeyemi bën shpëtimtarin për Barcelonën duke rikthyer qetësinë.
Tre pikë të tjera për Barcelonën që kap kuotën e 15 pikëve dhe shtuar sërish distancën me Realin ndjekës në tre të tilla. Levante sakaq, qëndron e 13-ta me 5 pikë.
Goli i Espart (Levante 0-1 Barcelona)
Goli i Yamal (Levante 0-2 Barcelona)
Goli i Yamal (Levante 0-3 Barcelona)
Goli i Romero (Levante 1-3 Barcelona)
Goli i Brugue (Levante 2-3 Barcelona)
Goli i Adeyemi (Levante 2-4 Barcelona)






