Cucho Hernandez - Natan
Real Betis ka fituar me përmbysje në transfertë përballë Villarreal, në ndeshjen e vlefshme për javën e 5-të të LaLiga. Sfida e zhvilluar në “Estadio de la Ceramica”, përfundoi me shifrat 1-2.
Vendasit kaluan në avantazh që në minutën e 29-të me Gerard Moreno. Ndërsa miqtë, përmbysën gjithçka në pjesën e parë me Cucho Hernandez dhe Natan, që shënuan respektivisht në minutën e 39-të dhe 43-të.
Kështu, Betis ngjitet në vendin e tretë me 12 pikë, po aq sa Real Madrid i vendit të dytë dhe 3 më pak se Barcelona kryesuese. Në krahun tjetër me vetëm 2 pikë, Villarreal mbetet i 18-ti.
GOLAT:
Goli i Buchanan (Villarreal 1-0 Betis)
Goli i Hernandez (Villarreal 1-1 Betis)
Goli i Natan (Villarreal 1-2 Betis)
Poll






