Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LA LIGA

“Topi i Artë”, Kylian Mbappe i shpallë “luftë” në distancë Lamine Yamal: S’më vjen turp ta them që dua ta fitoj

Shkruar nga NEWSPORT
“Topi i Artë”, Kylian Mbappe i shpallë
Kylian Mbappe

Një fushatë e madhe ka nisur në distancë për “Topin e Artë”, ndërsa ceremonia për dhënien e këtij çmimi të madh do të nisë më 26 tetor.

Pikërisht, në këtë garë të “ethshme” për lojtarin më të mirë të botës janë Kylian Mbappe, Lamine Yamal, Harry Kane, Ousmane Dembele dhe të tjerë që kanë gjetur një vend në top 30-shen përfundimtare.

Pikërisht, sulmuesi i Real Madrid nuk ka ngurruar të thotë se do që ta fitojë me “ngulm” këtë trofe personal, në një intervistë për “The Athletic”.

“S’më vjen turp ta them. Nuk ka asgjë për të ndjerë turp për të qenë i sinqertë. S’e kam thënë kurrë që d ta fitoj. Por, mendoj se pata një vit të mirë dhe shumë njerëz më thonë të njëjtën gjë dhe se jam i lidhur me këtë trofe. Le të shohim çfarë do të ndodhë”, u shpreh Mbappe.

 

Lexo gjithashtu