Kur kanë mbetur edhe 30 ditë nga ceremonia e “Topit të Artë”, çmimit më të rëndësishëm që i jepet lojtarit më të mirë të botës, te Barcelona duket se e kanë fituesin e tyre, për të cilin kanë zgjedhur të lobojnë fort në rrjetet sociale.
Lamine Yamal ka marrë me qindra mbështetje, duke nisur me presidentin Laporta, trajnerin Hansi Flick, shokët e skuadrës dhe ish-ët e këtij klubit, në veçant Xavi Hernandez, i cili i dha “dorën e parë” në debutimin zyrtar.
Plot 13 arsye se pse ai meriton ta fitojë këtë çmim të madh individual, për të mposhtur dhe konkurrencën e rivalëve si Kylian Mbappe, Ousmane Dembele apo Harry Kane. Më poshtë gjeni edhe fjalët e secilit prej protagonistëve, në mbështetje të Yamal.
Raphinha: Lamine duhet ta fitojë Topin e Artë, asnjë dilemë për këtë.
Joan Laporta (presidenti): Lamine është një gjeni dhe nominimi i tij për Topin e Artë është mëse i merituar.
Hansi Flick (trajneri): E meriton Topin e Artë, është i veçantë dhe askush s’e ka atë që ka ai.
Deco (drejtori sportiv): Lamine është favoriti absolut për Topin e Artë. S’kam dyshime për këtë.
Pau Cubarsi: Lamine e meriton Topin e Artë më shumë se kushdo tjetër.
Joao Cancelo: I vetmi që e meriton ta fitojë Topin e Artë është Lamine Yamal.
Eric Garcia: Lamine Yamal duhet ta fitojë Topin e Artë këtë sezon.
Fermin Lopez: Lamine Yamal e meriton Topin e Artë.
Gerard Martin: Për mua, Lamine është lojtari më i mirë.
Anthony Gordon: Për mua, Lamine është numri një.
Samuel Eto’o (ish-lojtar): Briliant dhe i talentuar. Ti je tashmë fituesi i Topit të Artë në zemrat tona.
Zlatan Ibrahimovic (ish-lojtar): Për mua, është Lamine Yamal. Ai është kandidati im.
Xavi (ish-lojtar, trajner i Holandës): Lamine është i veçantë. Ai do ta fitojë atë, s’kam dyshime. Ky do të jetë një vit i madh për të për ta bërë diçka të tillë.
View this post on Instagram






