Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LA LIGA

Rekord në La Liga, 15-vjeçari që la pas Lamine Yamal në listën e debutuesve më të rinj

Shkruar nga NEWSPORT
Rekord në La Liga, 15-vjeçari që la pas Lamine Yamal në
Marc Santos

Futbolli spanjoll ka zbuluar një talent tjetër premtues, futbollisti i ekipit të Levantes, Marc Santos ka regjistruar debutimin e tij zyrtar në La Liga në moshën 15 vjeç e 288 ditë, duke u shndërruar në futbollistin e tretë më të ri në historinë e La Liga-s.

Ky debutim historik me fanellën e Levantes e fut atë në një listë e lojtarëve që kanë shkelur fushat e La Ligës para se të mbushnin 16 vjeç.

Luka Romero (Mallorca, 2020) – 15 vjeç e 219 ditë, Sanson (Celta, 1939) – 15 vjeç e 255 ditë, Marc Santos (Levante, 2026) – 15 vjeç e 288 ditë, Irastorza (Real Sociedad, 1934) – 15 vjeç e 288 ditë, Oscar Ramon (Zaragoza, 1984) – 15 vjeç e 289 ditë dhe Lamine Yamal (Barcelona, 2023) – 15 vjeç e 290 ditë.

Gjithashtu, ky moment shënon një tjetër pikë kthese për futbollin spanjoll. Marc Santos është lojtari i parë i lindur pas datës 11 korrik 2010, data kur Spanja fitoi titullin e saj të parë të Kupës së Botës, që debuton në La Liga duke paralajmëruar nisjen e një gjenerate të re në futbollin spanjoll.

Poll

Lexo gjithashtu