Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LA LIGA

Real Madrid vetëm për 3 pikët në transfertën e Elches, “djemtë” e Mourinhos favoritë për të kapur... Barcelonën (STATISTIKAT)

Shkruar nga NEWSPORT
Real Madrid vetëm për 3 pikët në transfertën e Elches,
Real Madrid

Elche dhe Real Madrid do të përballen mbrëmjen e sotme, në ndeshjen e vlefshme për javën e 6-të të LaLiga. Sfida që do të zhvillohet në “Estadio Manuel Martínez Valero”, do të nisë në orën 21:00.

Madrilenët kërkojnë të lënë pas humbjen me Betis, për t’u rikthyer tek 3 pikët, që do ta barazonin me Barcelonën kryesuese. Edhe pse këta të fundit, janë me një ndeshje më pak, pas sfidës që do të luhet sot në Elche.

Mirëpo, vendasit sonte e kanë pothuajse të pamundur. Kjo edhe për shkak të statistikave të së shkuarës. Elche dhe “Los Blancos” janë përballur 55 herë.

Nga këto ndeshje, skuadra e Elches ka fituar vetëm 6, ndërsa 13 sfida të tjera kanë përfunduar në barazim. Ndërkhë që Real Madrid ka triumfuar plot 26 herë, duke dhënë sinjal të qartë edhe për sonte.

Poll

Lexo gjithashtu