Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LA LIGA

“Po përpiqen të na ulin, por...”, Joan Laporta “shfryn” keq ndaj Realit pas çështjes së arbitriave: Po humbasin çdo prestigj

Shkruar nga NEWSPORT
“Po përpiqen të na ulin, por...”, Joan Laporta
Presidenti i Real Madrid, Florentino Perez & ai i Barcelonës, Joan Laporta

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, ka mbajtur sërish një qëndrim kritik ndaj rivalit të përbetuar, Real Madrid, sa i takon çështjes që po “zien” javëve të fundit, atë të “Negreira” mbi arbitrimin në Spanjë.

Kreu i klubit katalanas e quan të dëshpëruar përpjekjen e madrilenëve për të hedhur baltë mbi skuadrën e tij, ndërsa shton se reputacioni i “Los Blancos” ka rënë poshtë, pikërisht për këtë “luftë” në distancë.

“Real Madrid shkon kundër të gjithëve dhe gjithçkaje. Është kaq e qartë se Reali po e humbet të gjithë besueshmërinë dhe prestigjin. Kundërshton gjithçka në fillimm dhe më pas i bashkohet shumicës, siç është edhe rasti i Negreira. Na kanë fajësuar edhe më përpara. Kur vendimi të shpallet dhe çështja të pushohet, ata duhet të tërhiqen pas për gjithçka që kanë thënë.

Ne jemi në një moment shumë të mirë dhe po e shijojmë si klub. Një moment kaq i bukur në historinë tonë, duke marrë vlerësime në çdo aspekt. Në Madrid po përpiqen të na ulin, të na diskretitojnë”, ishin fjalët e Laportas.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Lexo gjithashtu