Barcelona arriti fitoren e 10-të radhazi këtë sezon, pasi mposhti 1-4 Galatasarayn në Stamboll, në sfidën e vlefshme të raundit të dytë të UEFA Champions League. Edhe pse pësuan në minutën e 28-të nga Batrakov, katalanasit nuk e humbën ritmin. Përkundrazi, skuadra e Flick ia doli të reagojë në të 43-të me anë të Cancelos për 1-1.
Në pjesën e dytë, gjithçka foli për Barcelonën. Fillimisht ishte Fermin që përmbysi shifrat përpara se Gordon dhe Adeyemi të plotësonin “pokerin” mes Turqisë, duke i dhuruar miqve dhe 3 pikët.
Me këtë sukses, Hansi Flick mund të quhet me të drejtë trajneri më i suksesshëm sa i përket përqindjeve të fitoreve në stolin e Barcelonës. Me triumfin ndaj Galatasaray, katalanasit shkuan në bilancin perfekt, 10 fitore nga 10 ndeshje gjithsej që janë zhvilluar këtë sezon.
Sa i përket përqindjeve, trajneri Flick ka bërë më mirë se Luis Enrique dhe Tito Vilanova, 77,17% përqindja e fitoreve me gjermanin në pankinë. Diçka që nuk është arritur 103 vite më parë, asokohe në Barcelonën e viteve 1923/24.
Me fjalë të tjera, nisja e këtij sezoni përkon me më të mirin që po arrijnë kampionët në fuqi të Spanjës në të gjitha kompeticionet, duke u bërë dhe pretendentë për të fituar në të gjitha frontet.
View this post on Instagram






