Diego Simeone
Atletico Madrid ka siguruar një nga goditjet më të bujshme të kësaj merkatoje, duke arritur një marrëveshje përfundimtare për transferimin e mbrojtësit argjentinas, Cristian Romero.
Operacioni kap vlerën e 40 milionë eurove ku përfshihen dhe bonuset. Gjithçka është gati dhe lojtari do t'i nënshtrohet vizitave mjekësore shumë shpejt. Mbrojtësi u kërkua me forcë nga trajneri Diego Simeone, ndërsa vetë lojtari kishte dhënë miratimin e tij ditë më parë për t'u bashkuar me projektin e klubit madrilen.
Një përforcim i jashtëzakonshëm për prapavijën e Atletikos, ku mbrojtësi argjentinas kishte oferta nga shumë klube në europë.
View this post on Instagram
Poll






