Sulmuesi i Real Madridit, Kylian Mbappe, ka bërë bujë me deklaratat e tij të fundit të dhëna për prestigjiozen “L'Équipe”, duke shprehur besim të plotë te aftësitë dhe niveli i tij individual.
Në prononcimin e tij, ylli francez ka theksuar se nuk ka parë askënd më lart se vetja gjatë sezonit të kaluar: "Për disa vite, e konsideroj veten lojtarin më të mirë në botë. Nuk pashë asnjë lojtar më të mirë se unë këtë sezon."
Megjithatë, Mbappe ka treguar respekt për fituesit e kaluar të Topit të Artë, duke shtuar se kur Lionel Messi apo Cristiano Ronaldo fitonin çmimin, ai e pranonte realitetin në skenë: "Kur Messi mbërriti në ceremoni dhe fitoi, thashë, 'Lojtari më i mirë është në skenë.' Nuk ka problem. Kur Cristiano fitoi, thashë të njëjtën gjë."
Gjithashtu, francezi shtoi se pavarësisht se lojtarë të tjerë mund të kenë fituar Topin e Artë, ai nuk do t'i kishte ndërruar vendet e tij me ta, ndërsa theksoi se pavarësisht natyrës kolektive të futbollit, Topi i Artë mbetet një çmim individual që duhet t'i takojë lojtarit që ka bërë diferencën.






