Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LA LIGA

Ngecin tratativat me kampionin e Botës, Barcelona tenton “vjedhjen” e bujshme ndaj rivalit të përbetuar

Shkruar nga NEWSPORT
Ngecin tratativat me kampionin e Botës, Barcelona tenton
Rodri me trofeun e "Topit të Artë" të Botërorit

Barcelona dhe Real Madrid janë futur në një tjetër “valle” merkatoje. Dy klubet i janë “qepur” pas Rodrit, mesfushorit që u shpall dhe kampion i Botës me Spanjën në Botërorin që sapo lamë pas.

Siç raporton korrespondenti i “The Athletic”, Mario Cortegana, katalanasit kanë hyrë së fundmi në garë, duke shfrytëzuar dhe ndalesën e rivalit të përbetuar për përshpejtimin e negociatave.

Po ashtu, raportohet se dhe vetë Rodri po e vlerëson sërish hapin e tij të radhës, ndërsa orët në vazhdim do të përcaktojnë se kush prej skuadrave në fjalë do të rezultojë “fatlume” në këtë operacion.

Sa i takon shërbimeve të Rodrit, Manchester City nuk bën “lëshime” dhe kërkon për kampionin e Botës rreth 75 milionë euro.

Poll

Lexo gjithashtu