Jose Mourinho ka vendosur të rikthejë standardet e larta, disiplinën dhe profesionalizmin te Real Madridi nëpërmjet një sërë rregullash të reja strikte.
Sipas burimeve të “AS”, tekniku portugez ja ka bërë të ditur të gjithë lojtarëve rregullat e reja që ata duhet të zbatojnë.
Ushqimi është bërë shumë më i rreptë, me menu të caktuara për mëngjes dhe ushqimet e lehta, duke mos i lënë lojtarët të zgjedhin lirisht atë që duan të hanë. Lojtarët duhet të mbërrijnë në qendrën stërvitore Valdebebas një orë para se të nisë stërvitja, dhe çdo vonesë ndëshkohet pavarësisht statusit të lojtarit.
Ndëshkimi për vonesat është një seancë e detyrueshme në palestër, e cila kryhet i vetëm dhe larg pjesës tjetër të skuadrës. Lojtarët e dëmtuar janë të detyruar të kryejnë punën e tyre të rikuperimit ekskluzivisht në Valdebebas, si në mëngjes ashtu edhe në pasdite. Gjithashtu, Mourinho kërkon që lojtarët dhe stafi trajnues të hanë së bashku në qendrën stërvitore.
Mbetet për tu parë se sa lojtarët madrilen do ti respektojën rregullat e vendosura.






