Një detaj ka tërhequr vëmendjen e tifozëve të Atletico Madridit, duke ngritur dyshime dhe aludime të reja në rrjet. Në dyqanin zyrtar të klubit në stadiumin “Metropolitano”, fanelat me emrin e sulmuesit argjentinas Julian Alvarez mungojnë plotësisht në shitje.
Kjo situatë vjen në një moment delikat, pas aludimeve dhe zërave rreth të ardhmes së sulmuesit argjentinas, i cili në fund vendosi të qëndrojë te Atletico pavarësisht interesimit konkret të treguar nga Barcelona.
Mungesa e personalizimit të fanelës së tij në stendat e dyqanit zyrtar ka nxitur reagime të shumta në rrjetet sociale, ndërkohë që klubi nuk ka dhënë ende ndonjë shpjegim zyrtar nëse bëhet fjalë për një problem furnizimi apo për diçka më shumë lidhur me situatën e lojtarit.
????Not a single Julian Alvarez shirt is available at the Atlético Madrid stadium shop. ???????????? pic.twitter.com/1G9TLOzGo1
— The ANF Club ⚽️ (@adjorNfriends) September 4, 2026






