Barcelona e nisi me goleadë rrugëtimin e saj në UEFA Champions League, pasi mposhti thellë 5-1 Feyenoord, në sfidën e zhvilluar të mërkurën në “Camp Nou”.
Me këtë duel, katalanasit kanë shkuar në kuotën e 22 golave në vetëm 5 ndeshje të zhvilluara në të gjitha kompeticionet ku ka luajtur deri në këto çaste, përfshi dhe kampionatin.
Kjo ecuri e jashtëzakonshme ka bërë që ekipi i Hansi Flick të parakalojë shifrat e mëparshme të arritura në historinë e klubit, ndërsa një rendiment i tillë flet shumë për ambiciet që ka skuadra këtë sezon.
Duket se me përforcimet e reja në këtë merkato si Karim Adeyemi, Anthony Gordon dhe Gabriel Jesus, shto këtu edhe praninë e Raphinha, Lamine Yamal, Olmo dhe Fermin, Barcelona e gëzon “arsenalin” e duhur në sulm për të zgjidhur ndeshjet. Së paku, deri më tani.






