Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LA LIGA

La Liga nuk pret për zyrtarizimin e Rodrit te Barcelona, veprimi që po “ndez” entuziasmin te tifozët katalanas

Shkruar nga NEWSPORT
La Liga nuk pret për zyrtarizimin e Rodrit te Barcelona, veprimi që po
Rodri

Rodri është i destinuar të transferohet te Barcelona, teksa bisedimet mes klubit spanjoll dhe Manchester Cityt kanë hyrë në fazën finale, ku po diskutohen vetëm detajet fikse.

24 orët e ardhshme mund të jenë përcaktuese për mesfushorin, ndërsa për përshpejtimin e zyrtarizimit të tij duket se ka menduar vetë faqja zyrtare e La Liga-s në Youtube, ku një ditë më parë është postuar një video e momenteve më të mira të Rodrit në Spanjë.

Video që deri më tani është shikuar gati 52 mijë herë e risjell në vëmendje kampionin e Botës në çastet kur luante te Villareal dhe Atletico Madrid. Një shtysë kjo që mund të lë të nënkuptohet se Rodri te Barcelona do të ndodhë dhe se zyrtarizimi është thjesht çështje kohe.

La Liga nuk pret për zyrtarizimin e Rodrit te Barcelona, veprimi që po
 

 

Poll

Lexo gjithashtu