U mendua se me ardhjen e Jose Mourinhos, te Real Madrid do të shihnim një skuadër më ambicioze dhe me pretendime të mëdha në fushë, shtuar këtu edhe afrimet e bëra në merkaton e verës. Mirëpo, “Los Blancos” është ende larg asaj çfarë pritej dhe këtë e vërtetojnë të dhënat.
Është faqja “madridxtra_” që numëron gati 1.1 milionë ndjekës në Instagram, e cila nxjerr në pah se sa kilometra kanë përshkruar futbollistët e Real Madrid në fushën e lojës dhe rezultatet janë “të befta”.
Vetëm 83.46 kilometra dhe vendi i 20-të, çfarë nënkupton se në fushë, yjet për të cilët janë investuar miliona për t’i blerë, konsumojnë më pak energji dhe për pasojë, ushtrojnë më pak presion te kundërshtari. Më mirë se Reali qëndrojnë në renditje ekipe si Getafe, Real Sociedad dhe Racing Club. Sa i përket kreut, ajo çfarë surprizon është prania e Elches, ndjekur nga Barcelona dhe top 3-shen e plotëson Athletic Bilbao.
Ndalesa e kombëtareve vjen në kohën e duhur për Jose Mourinhon i cili ka shansin e duhur për të “kthyer faqen”. Në të kundërt, nëse kjo ecuri vijon të jetë po e njëjta dhe statistikat përkeqësohen, do të ishte e vështirë për Real Madrid të pretendonte për tituj të rëndësishëm dhe t’i shpallë “luftë” Barcelonës.
View this post on Instagram






