Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LA LIGA

Jose Mourinho duket se nuk e preferon Endrick, braziliani mund të largohet në janar drejt Serie A

Shkruar nga NEWSPORT
Jose Mourinho duket se nuk e preferon Endrick, braziliani mund të largohet
Endrick

Para fillimit të sezonit trajneri i Real Madrid Jose Mourinho u shpreh se braziliani Endrick ishte në planet e tij për sezonin e ri në La Liga, por kjo gjë duket se ka ndryshur kohët e fundit. Situata mes sulmuesit brazilian dhe trajnerit portugez është e tensionuar.

Mourinho preferon të aktivizojë Carlos Espin si zëvendësues duke mos i dhënë asnjë minut Endrick në tre ndeshje të luajtura në kampionat dhe një në Champions League. Për këtë situatë klubi madrilen po mendon që tani për ekipin ku do të transefrohet Endrick gjatë merkatos së janarit.

Sipas “The Athletic” klubet në garë për brazilianin janë Roma dhe Milani, të cilat e kërkuan sulmuesin gjatë merkatos së verës por pa arritur të gjenin gjuhën me Real Madrid.

Poll

Lexo gjithashtu