Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LA LIGA

Jorge Mendes i bindur: Topin e Artë e meriton Lamine Yamal, është shumë herë më i mirë se të gjithë

Shkruar nga NEWSPORT
Jorge Mendes i bindur: Topin e Artë e meriton Lamine Yamal, është
Lamine Yamal & Jorge Mendes

Më 26 tetor do të zhvillohet ceremonia e “Topit të Artë”, ku do të kurorëzohet edhe futbollisti më i mirë në planet për sezonin e fundit. Ndërsa së fundmi, është agjenti Jorge Mendes që ka folur për këtë trofe.

Sipas portugezit, Lamine Yamal është futbollisti që duhet ta fitojë “Topin e Artë”. Ndër të tjera, Mendes thekson se talenti spanjoll është shumë herë më i mirë se lojtarët e tjerë në qarkullim.

“Lamine Yamal është më i miri dhe duhet të fitojë Topin e Artë. Ai e meriton atë më shumë se kushdo tjetër. Ai është lojtari më i mirë në botë, shumë më lart se të tjerët”, ka thënë me bindje të plotë Mendes.

 

Poll

Lexo gjithashtu