Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LA LIGA

Humbja e parë në kampionat me Realin erdhi në derbi, Jose Mourinho: Nuk i jap dot shpjegim

Shkruar nga NEWSPORT
Humbja e parë në kampionat me Realin erdhi në derbi, Jose
Jose Mourinho

Real Madrid pësoi humbjen e parë në kampionat, teksa u mposht nga Betis në derbi me rezultatin minimal 1-0, ndeshje e vlefshme për javën e katërt të LaLiga-s.

Pas këtij dueli, foli dhe trajneri i madrilenëve, Jose Mourinho, disi i habitur për mënyrën se si shkoi ndeshja dhe që të tijët dolën pa pikë nga kjo përballje.

“Betis fitoi lotarinë. Nuk i jap dot shpjegim se pse humbëm. Luajtëm kaq mirë, shumë mirë. Qëndrimi i lojtarëve ishte fantastik dhe bëmë gjithçka për të fituar. Ndonjëherë humbet dhe nuk ke shpjegim për këtë. Urime Betisit”, u shpreh Mourinho.

Nga kjo humbje e Realit janë të gatshëm të përfitojnë edhe rivalët, si Atletico dhe Barcelona. “Los Colchoneros” do të sfidojnë sonte Athletic Bilbaon prej orës 16:15, ndërsa Barcelona të dielën në transfertë përballë Valencias, në të njëjtin orar.

 

Poll

Lexo gjithashtu