E ardhmja e Endrick shihet sërish larg Real Madrid. Edhe pse u rikthye pas huazimit nga Lyon, braziliani duket i “përhumbur” te madrilenët dhe një tjetër praktikë largimi nuk përjashtohet në merkaton e ardhshme, më saktësisht atë të janarit.
Siç raporton “Sportmediaset”, Endrick ka dhënë miratimin e tij për të kaluar tek Milani në Serie A, pretendenti më i favorshëm në këto çaste për të siguruar firmën e lojtarit. Megjithatë, drita jeshile ende nuk është dhënë, si nga ana e Jose Mourinhos po ashtu dhe nga drejtuesit e klubit.
Vetë Endrick e ka shprehur se nuk dëshiron të qëndrojë në stol gjatë gjithë sezonit dhe i vetmi shpëtim për të është të “braktisë” për të dytën herë “Santiago Bernabeun” për të provuar një aventurë të re te kuqezinjtë.






