Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LA LIGA

Futbollisti humbi jetën tragjikisht në Spanjë, propozohet shtyrja e ndeshjeve në kampionate

Shkruar nga NEWSPORT
Futbollisti humbi jetën tragjikisht në Spanjë, propozohet shtyrja
Javier Tebas, presidenti i LaLiga-s

Në Spanjë po diskutohet për shtyrjen e ndeshjeve, përkatësisht në LaLiga dhe në Segunda Division që përkon dhe me kategorinë e dytë më të rëndësishme spanjolle.

Ndarja nga jeta në mënyrë tragjike e Jesus de Miguel në moshën 30-vjeçare i ka tronditur të gjithë, ndërsa presidenti Javier Tebas ka shfrytëzuar këtë moment duke shprehur ngushëllimet, ndërsa dha edhe detaje mbi propozimin për spostimin e kalendarit, në respekt të zisë.

Informacionet që rrjedhin nga “El largero”, thonë se po konsiderohet ideja e shtyrjes së javës së 12-të dhe 13-të të kampionatit spanjoll dhe kategorisë së dytë. Për ta bërë të mundur këtë iniciativë, janë zhvilluar takime me zyrtarët e klubeve, ndërsa pritet që në orët në vazhdim të komunikohet edhe vendimi përfundimtar.

E vetmja kundërshti që ndal këtë ide janë aspektet kontraktuale me operatorët televizivë, ndërsa po punohet maksimalisht që në nder të Miguel, ndeshjet të mos luhen dhe të zhvendosen në një moment tjetër, sipas rrethanave që u përshtaten klubeve pjesëmarrëse.

Lexo gjithashtu