Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LA LIGA

“Flick më ndryshoi jetën”, Raphinha “hap zemrën” për trajnerin që ndikoi te vendimi i tij: E kisha ndarë mendjen të ikja nga Barcelona

Shkruar nga NEWSPORT
“Flick më ndryshoi jetën”, Raphinha “hap
Raphinha dhe Hansi Flick

Raphinha ka rrëfyer një prapaskenë, e cila daton në kohën kur sulmuesi ishte shumë pranë largimit nga Barcelona. Pikërisht, braziliani që po performon në mënyrë të shkëlqyer me katalanasit në këtë fillim të sezonit, ka treguar se çfarë e mbajti në “Camp Nou”, edhe pse e kishte vendosur se nuk do të luante më për këtë fanelë.

“Ishte viti 2024 kur e konsiderova kohën time në klub, praktikisht të mbyllur. Doja vetëm të ikja. Më pas erdhi Hansi Flick dhe bisedova me të. Brenda pak minutave, më tha se kishte besim te unë. Nëse nuk do të ishte për Flick, ndoshta nuk do të isha më pjesë e Barcelonës. Më ndryshoi mentalitetin, brenda klubit edhe si person. Flick është trajneri që më ndryshoi jetën”.

Besimi i dhënë nga Flick është shpërblyer nga Raphinha, i cili nuk është përmbajtur aspak këtë sezon, 14 gola në total në të gjitha kompeticionet. Braziliani ka “rimëkëmbur” gjithçka dhe është kthyer në lider absolut në formacionin titullar.

 

Lexo gjithashtu