Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LA LIGA

E PAPRITUR/ Dështoi me transferimin e yllit të rivalëve, Barcelona gati të përforcojë sulmin me Luis Suarez

Shkruar nga NEWSPORT
E PAPRITUR/ Dështoi me transferimin e yllit të rivalëve,
Luis Suarez

Luis Suarez ka përfunduar në listën e Barcelonës. Po, e keni lexuar mirë. Katalanasit kanë pikasur sulmuesin nga Kolumbia, i cili, si për ironi të fatit, ka të njëjtin emër dhe mbiemër si ish-legjenda e sulmit blaugrana, “bomberi” uruguaian.

Siç raporton gazetari që është i azhornuar me zhvillimet brenda klubit të Barcelonës, Gerard Romero, Suarez i Sportingut të Lisbonës shihet si plani “B” i drejtuesve nëse Julian Alvarez nuk mbërrin.

Argjentinasi është prioritet i kampionëve të Spanjës dhe dëshira e madhe e kësaj vere, por rezistenca që po tregon Atletico Madrid, detyron Barcelonën të tërhiqet gradualisht.

Kolumbiani regjistroi numër “të frikshëm” golash në 53 ndeshje gjithsej në sezonin e kaluar, plot 47 kontribute me gola dhe asist, veçori kjo që ka rënë në sytë e klubit katalanas.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
Poll

Lexo gjithashtu