Kartoni i kuq i marrë në ndeshjen përballë Villarreal mund t’i kushtojë shtrenjtë Vinicius. Sulmuesi shënoi të dytin për Realin, mirëpo goli iu anulua për shkak të një gjesti antisportiv në momentin e aksionit që solli dhe golin, ku braziliani tërhoqi nga flokët kundërshtarin.
???????? VINICIUS JR SENT OFF AGAINST VILLARREAL FOR HAIR-PULLING! ????! This man just can’t stay out of the headlines! #RMA https://t.co/a3xcTViC2N
— The Final Whistle (@Rufus_45) October 10, 2026
Pas rishikimit me VAR, arbitri vendosi për të kuqin e menjëhershëm ndaj Vinicius, gjë që solli dhe irritimin e lojtarit. Madje, duke përforcuar dhe sjelljen e fundit, braziliani mund të mungojë në dy ndeshjet e radhës, përfshi këtu edhe El Clasion me Barcelonën.
Kujtojmë se Reali ia doli të mposhtë me vështirësi Villarrealin, 1-0 në “Santiago Bernabeu” për llogari të javës së 8-të në LaLiga. El Clasico është përcaktuar të luhet më 25 tetor në “Camp Nou”.
View this post on Instagram






