Një tjetër “sagë” e kësaj merkatoje ka marrë fund dhe fjala është për Vinicius Junior. Sipas ekspertit të merkatos, Fabrizio Romano, sulmuesi kla zgjedhur të qëndrojë tek Real Madrid, duke rinovuar kështu kontratën e re deri në vitin 2032.
Në këtë mënyrë, pista e një kalimi te Arsenal bie përfundimisht, edhe pse “Topçinjtë” këmbëngulën gjatë për ta afruar në Premier League, madje u ofruar të gatshëm për të paguar shifra “të kripura”.
Duket se pretendimet e brazilianit janë plotësuar nga drejtuesit e klubit dhe shumë shpejt do të vijë edhe zyrtarizimi. Me kontratën e re, Vinicius do të përfitojë 24 milionë euro në sezon, pa përfshirë bonuset.
????⚪️ Story confirmed: Vinicius Jr new six year contract at Real Madrid, set to be signed and announced soon. ????????
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) August 6, 2026
Vini always wanted to stay at Real Madrid, Florentino Pérex always considered Vini as key part of the project.
José Mourinho also heavily involved. ???? pic.twitter.com/i6konuq8Z5






