Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LA LIGA

E KRYER/ Kërkesë e trajnerit Jose Mourinho, Real Madrid “blindon” mesfushorin

Shkruar nga NEWSPORT
E KRYER/ Kërkesë e trajnerit Jose Mourinho, Real Madrid
Arda Guler dhe Fede Valverde

Arda Guler do të qëndrojë te Real Madrid. Mesfushori ka pranuar propozimin e fundit të bërë nga drejtuesit e klubit për një kontratë të re që do të jetë e vlefshme deri në verën e vitit 2032, pra 6 vite të tjera.

Ylli turk konsiderohet pjesë e rëndësishme e projektit të trajnerit Jose Mourinho, i cili ka vendosur edhe “veton” mbi fatin e lojtarit. Vetë Guler do të përfitojë një rritje të konsiderueshme të pagës, duke u “blinduar” për një kohë të gjatë.

Në këtë mënyrë, Reali i mbyll derën klubeve që kanë treguar interes për 21-vjeçarin që konsiderohet një prej yjeve të organikës madrilene.

Guler u transferua në “Santiago Bernabeu” nga Fenerbahce për shumën e 28 milionë eurove, ndërsa deri në këto momente, lojtari numëron një sërë trofesh të rëndësishëm të fituar me klubin si Champions League, Superkupën e UEFA-s, një titull dhe një Superkupë të Spanjës.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
Poll

Lexo gjithashtu