Marc Casado është zyrtarisht lojtari më i ri i Deportivo la Coruna, në një nga lëvizjet më interesante të merkatos. Mesfushori do të transferohet te klubi spanjoll në formë huazimi nga Barcelona.
Casado ishte jashtë planeve të trajnerit Hansi Flick duke mos pasur hapësirat e duhura. Në huazimin tek Deportivo marrëveshja përfshin një opsion blerjeje prej 30 milionë eurosh, e cila nuk është e detyrueshme. Diçka e cila do ta risillte mesfushorin përsëri te Barcelona në qoftë se ai bind me paraqitjet e tij këtë sezon.
View this post on Instagram
Barcelona do të mbulojë pjesën kryesore të pagës së lojtarit gjatë kësaj periudhe huazimi. Gjithashtu Deportivo gjithashtu ka arritur marrëveshjen dhe me mbrojtësin e Atletico Madrid, Jose Gimenez me formulën e huazimit deri në fundin e sezonit dhe paga do të mbulohet krejtësisht nga klubi bardhekaltër.
View this post on Instagram






