Barcelona
Raphinha do të qëndrojë për një kohë të gjatë te Barcelona. Sulmuesi brazilian ka firmosur kontratën që do ta mbajë të lidhur me fanelën katalanase deri në qershor të vitit 2030.
Njoftimi nga ana e klubit mendohet të vijë këtë fundjavë, pasi të kenë përfunduar edhe ndeshjet kombëtare, kohë kur kampionati spanjoll të rikthehet në normalitet.
Sa i përket Raphinhas, i cili mban edhe shiritin e kapitenit, ky fillim sezoni ka rezultuar i jashtëzakonshëm, duke u bërë figurë “kyçe”, si për klubin e Barcelonës po ashtu dhe me Kombëtaren e Brazilit.
View this post on Instagram






