Raphinha dhe Lamine Yamal
Raphinha është i gatshëm të luajë me Barcelonën, madje që në sfidën e radhës me Getafen për javën e 8-të të LaLigas.
Ky është lajmi i fundit që vjen për sulmuesin, i cili pak ditë më parë u largua nga Brazili për shkak të shqetësimeve fizike dhe u vendos të mos rrezikohej më shumë. Braziliani iu nënshtrua ditën e sotme vizitave mjekësore dhe u zbulua se nuk ka asgjë serioze për ta ndalur atë të zbresë në fushë.
Ai do të jetë i disponueshëm për trajnerin Hansi Flick për ndeshjen që Barcelona do të luajë në “Camp Nou”, ku do të presë Getafen, të shtunën e ardhshme, ora 18:30.
View this post on Instagram
Poll






