Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LA LIGA

Barcelona pret 30 milionë euro në “pjatë”, lojtari i stolit fut në “sherr” Juventusin me dy gjigantët e Premier League

Shkruar nga NEWSPORT
Barcelona pret 30 milionë euro në “pjatë”, lojtari i
Alejandro Balde

Minutat e pakta që po merr në fushë, mund të përbëjnë shkak që te Barcelona ta konsiderojnë sërish të ardhmen e mbrojtësit të majtë, Alejandro Balde.

Spanjolli ishte shumë pranë largimit, por zgjodhi të qëndrojë në “Camp Nou” për të provuar sërish veten për një fanellë titullari. Mirëpo, me formën që po gëzojnë momentalisht Joao Cancelo dhe Xavi Espart, është e vështirë që Balde ta konsiderojë veten pjesë të projektit të Hansi Flick.

Ndaj, edhe mundësia për ta vendosur sërish në merkato është e mundur, që prej muajit janar. Për Balden kanë treguar më parë interes Liverpool me Manchester City, ndërsa në “valle” është futur edhe Juventusi në Itali. Për shërbimet e mbrojtësit, Barcelona pret 30 milionë euro, kjo edhe për shkak të kontratës së vlefshme deri në verën e vitit 2028.

Lexo gjithashtu