Këto janë ditë vendimtare për të ardhmen e Rodrit. Mesfushori i cili ka rënë dakord për kushtet e kontratës me Barcelonën, shumë shpejt mund të zgjidhë edhe dilemën për “destinacionin” e ardhshëm, teksa klubet vijojnë me diskutimet intensive.
Së fundmi, siç raporton eksperti i merkatos, Fabrizio Romano, një ofertë e re është paraqitur nga katalanasit në dyert e “Qytetarëve”, dukshëm më e përmirësuar se fillestarja; plot 60 milionë euro plus bonuset.
Edhe pse në radhët e anglezëve ekziston dëshira për të përfituar së paku 70 milionë, gazetari sportiv vlerëson se marrëveshja është shumë pranë dhe tek Barcelona janë optimistë që marrëveshja mund të kryhet brenda kësaj jave.
???????????? Barcelona have already made new verbal proposal to Manchester City for Rodri worth €60m with add-ons.
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) August 12, 2026
Man City insist on €80m valuation to sell Rodri, Barça remain confident to close.
Half way between €60m bid and €80m can be the solution, with add-ons key. pic.twitter.com/9MSyTf0luZ






