Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LA LIGA

Barcelona kishte menduar ta largonte me formë huazimi, sulmuesi anësor mbetet jashtë fushave deri në 2027

Shkruar nga NEWSPORT
Barcelona kishte menduar ta largonte me formë huazimi, sulmuesi anësor
Barcelona

Talenti suedez i Barcelonës, Roony Bardghji, ka pësuar një dëmtim të rëndë. Gjatë seancës stërvitore, ai ka këputur ligamentin e gjurit (ACL), një nga dëmtimet më të rënda në futboll.

Ky dëmtim do ta mbajë atë jashtë fushave deri në vitin 2027. Situata bëhet edhe më kritike pasi lojtari ishte në prag të largimit nga Barcelona në formë huazimi, me qëllim që të fitonte më shumë minuta dhe të vazhdonte rritjen e tij profesionale.

Një lëvizje e tillë mbetet pasi lojtari të ketë marrë plotësisht veten nga dëmtimi dhe të fillojë të marrë disa minuta. Mbetet për tu parë nëse drejtuesit e klubit katalanas do ta mbajnë lojtarin në organikën e tyre apo do të duhet ta largojnë përsëri në formë huazimi.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Fabrizio Romano (@fabriziorom)

Poll

Lexo gjithashtu