Raphinha
Raphinha nuk do të jetë i gatshëm për Barcelonën në dy ndeshjet e ardhshme. Klubi ka vendosur të mos rrezikojë me sulmuesin, duke i dhënë të gjithë kohën në dispozicion për t’u rikuperuar në 100 përqind të formës.
Në këtë mënyrë, trajneri Hansi Flick nuk do ta llogarisë kapitenin e katalanasve për sfidat me Getafen e cila do të luhet nesër për llogari të javës së 8-të të LaLigas dhe përballë Galatasaryt në Champions League.
Vetë Flick u shpreh se kërkohet kujdes me gjendjen e tij fizike në mënyrë që të mos përsëritet i njëjti skenar me atë të sezonit të kaluar, ku Raphinha kaloi tre dëmtime. Ndaj dhe rikthimi në fushë i sulmuesit mendohet të bëhet vetëm në ndeshjen me Real Betis në transfertë.






